English

AK: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses, deputetët votuan me dy duar për censusin

E enjte, 21 shtator 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi ka bërë publik rrezikun e shkombëtarizimit nëpërmjet një përmbledhje faktesh dhe provash, duke publikuar fakte të reja për votimin e censusit. Në një deklaratë të ditës së sotme AK ka denoncuar faktin se listprezenca e Kuvendit është e manipuluat, duke shtuar se deputetët kanë votuar me dy duar. Kanë qenë dhjetëra intelektualë, historianë, juristë, akademikë dhe qytetarë morën pjesë sot në forumin e hapur të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temë, “Rreziku i shkombëtarizimit”, ku u publikua dosieri me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombëtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar. Në fjalën e tij përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Endrit Shabani, publikoi provën e fundit të zbuluar nga Aleanca Kuq e Zi, list-prezencen dhe list-votuesit e Kuvendit te Shqipërisë me 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti. “Zyrtarisht sipas Kuvendit të Shqipërisë në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar, pasi ne publikuam provat e pakundërshtueshme ku dy deputet ndodheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit që ne i zotërojmë”, u shpreh Shabani. Në emër të Aleancës Kuq e Zi ai bëri thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si i detyrueshëm për qeverinë dhe institucionet shqiptare. Sipas AK-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjërisht ndryshimin e kombësive dhe për rrjedhojë ky koncept duhet të hiqet nga formulari i regjistrimit të popullsisë. a.y/NOA

KOMENTE