Një satelit i vdekur i Shteteve të Bashkuara do të bie në Tokë të premten dhe gjasat më të mëdha sipas NASA janë që të bjerë në territorin e Italisë, fqinje me vendin tonë.
NASA ka bërë të ditur se sateliti 60 vjeç, i cili peshon 6 tonelata, mund të bie kudo midis 57 shkallëve në veri dhe 57 shkallëve në jug të ekuatorit – një zonë që mbulon pjesën më të populluar të botës.
NASA po ashtu ka njoftuar se shumica do të digjet gjatë rënies, duke lënë rreth 544 kilogramë metali të përplasen diku në sipërfaqen e Tokës.
I njëjti burim ka thënë se ekziston 1 në 3,200 shanse që copëzat e satelitit të godasin dikë. Sakaq mediat italiane thone se disa pjese te satelitit mund te bien ditet e ardhshme mbi Itali. Eshte nje nga skenaret e mundshëm, qe sipas burimesh të cituara sot nga agjensia e lajmeve italiane, ANSA, po pervijohet keto oret e fundit ne simulimet e realizuara nga agjensite hapesinore. Per te analizuar keto skenarë dhe per te diskutuar ndonje nderhyrje te mundshme qe do te perfshinte sistemin e mbrojtjes civile, shefi i departamentit hapësinor italian, Franco Gabrielli, thotë për "Corierre della Sera", se ka kerkuar nje mbledhje urgjente me komitetin operativ te Agjencisë Hapësinore italiane.