English

Anulimi i tnderit të BB në shëndetësi, Vasili jep shpjegime në Kuvend

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i është përgjigjur sot në Kuvend akuzave të opozitës për shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore. I kërkuar në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eltar Deda, Vasili shpjegoi shkeljet e vërejtura në procedurat e tenderimit, ç’ka detyruan edhe Bankën Botërore të anulonte financimin me 1,1 milion dollarë. Në sqarimin e tij, ministri Vasili tha se vlerësimet e deputetit Deda, nuk janë realiste, ndërsa e ka cilësuar firmën japoneze të përjashtuar nga përzgjedhja si “një firmë abuzuese. e cila paraqiti dokumenta të falsifikuara”. “Kjo nuk mund të zgjidhej për të kryer investimin”, tha Vasili.. “Projekti për spitalin e Elbasanit ka qenë i parealizuar 15 vjet më parë, ndërsa sot ky spital është në përfundim e sipër, ky është një realitet. Reforma ka çliruar nga ngarkesat e panevojshme të gjitha strukturat tona në rrethe, ç’ka shkaktonte edhe shpenzime të panevojshme”, vijoi ministri, duke iu përgjigjur akuzës së Dedës në lidhje me gjendjen e mjerueshme në spitale duke përmendur investimet në spitale.

Deputeti i majtë u shpreh se gjendja e shëndetësisë sot në vend është e mjerueshme, ndërsa tha se ministri Vasili i ka hequr shqiptarëve mundësinë e një financimi prej 1.1 mln lekësh, vetëm e vetëm për qëllime personale. Deda e quajti anulimin e këtij tenderi nga Banka Botërore një aferë korruptive të pastër dhe akuzoi Vasilin se nuk dha asnjë përgjigje para shqiptarëve. a.q/NOA

KOMENTE