English

Berisha takon Obamën, e fton të vizitojë Shqipërinë

Nju Jork, 22 shtator 2011, NOA - Kryeministri Berisha mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berisha zhvilloi një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj. Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi. Kryeministri pati takime edhe me Presidentin e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy. Kryeministri e njohu zotin Van Rompuy me të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e qeverisë Shqiptare për përmbushjen e prioriteteve për në BE. Kryeministri takoi gjithashtu presidentët e Polonisë Bronisłaë Komoroëski, Hungarisë Pal Schmitt, Çekisë Vaclav Klaus, Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe David Cameron, Suedisë Fredrik Reinfeldt, Zëvëndëskryeministrin e Luksemburgut Jean Asselborn, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon. Kryeministri ftoi të vizitojnë Shqipërinë, Kancelarin e Austrisë Ëerner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle, të cilët i falënderoi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë.

Kryeministri pati një takim me kreun e Këshillit të Tranzicionit të Libisë Mustafa Abdel Jalil, të cilin e përgëzoi për përmbysjen e regjimit diktatorial të Gedafit dhe inkurajoi në vendosjen e një sistemi demokratik në Libi. "Ne kemi bërë atë që ju bëtë 20 vjet më parë", u shpreh Kryetari i Këshillit të Tranzicionit të Libisë. Gjithashtu,Kryeministri Berisha pati takime me kryeministrat e Bangladeshit dhe Zambias, Presidentin e Timorit Lindor, ministrat e jashtëm të Tunizisë dhe të Uzbekistanit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Islamike dhe Kryetarin e Ligës Arabe. a.q/NOA

KOMENTE