Tunizi, 22 shtator 2011, NOA - Zyrtarët e Tunizisë thonë se ish kryeministri i Libisë, Baghdadi al-Mahmoudi, është arrestuar në Tunizi dhe është dënuar me gjashtë muaj burg, për hyrje në mënyrë ilegale në këtë vend. Zyrtarët thanë se al-Mahmoudi ishte arrestuar në pjesën jugore të Tunizisë, afër kufirit me Algjerinë. Ai kishte shërbyer si kryeministër, derisa kolonel Muamar Gadafi ishte përmbysur nga pushteti, muajin e kaluar. a.q/NOA