Fier, 22 shtator 2011, NOA – Një 30-vjeçar nga Fieri, i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar si autori i dytë i grabitjes së 110 metër kablli elektrik. Pas shpalljes në kërkim, Kastriot Kareman Dine, 30 vjeç, banues në Fier, u arrestua mbrëmë në orën 22.00, nga uniformat blu të Fierit. Kastriot Dine dyshohet se gjatë natës së 19 shtatorit në bashkëpunim me shtetasin Agron Yzeiri (i arrestuar), kanë vjedhur rreth 110 metër kabëll elektrik në një kantier ndërtimi në lagjen “Sheq i Vogël”. Kastriot Dine dhe Agron Yzeiri janë nën akuzë për vjedhje në bashkëpunim. mit/NOA