Kaliforni, 22 Shtator NOA - Frikë në Hollywood. Halle Berry nuk dëshiron më të jetojë në shtëpinë e saj. Kohët e fundit kishte programuar një rikonstruktim të shtëpisë së saj në Beverly Hills për një milionë dollarë, por ka hequr dorë pasi është terrorizuar nga një ngacmues i saj i hershëm që me sa duket i është futur në shtëpi. Halle me pak fjalë ka vënë në shitje shtëpinë e saj dhe i është rrëfyer një miku të saj duke i thënë: “Kam ende makthe që ai më sheh nga dritarja e kuzhinës”. Aktorja është e vendosur dhe nuk merr përsipër të rrezikojë duke qëndruar në këtë shtëpi, ku si rrjedhojë po kërkon të transferohet në një banesë tjetër në Los Anxhelos. r.b/NOA