English

Kapen 3 shqiptarë në Itali, në ditarin e fëmijëve fshihnin lekët e drogës

E enjte, 22 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- E fshihnin drogën në dollap dhe në makinë, dhe të ardhurat e marra nga lënda narkotike i fshihnin në ditarin e fëmijëve. Është kjo historia e tre emigrantëve shqiptarë, të cilët pavarësisht vendstrehimit të rrallë, strategjia tyre nuk u shpëtoi qenëve nuhatës të karabinierëve në Orio të Sertios të cilët bën të mundur arrestimin e shqiptarëve të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për burrin, gruan dhe vëllanë e kësaj të fundit, respektivisht të moshës 46, 35 dhe 26 vjeç, të padënuar dhe sipas fqinjëve jo problematikë, banonin në Chiari të Brescia-s. Pas informatave të marra, karabinierët pritën që tre fëmijët e moshës 7, 9 dhe 11 vjeçare të dilnin për të shkuar në shkollë e pas kësaj hynë në shtëpi. Në mesin e çorapeve të pista në një dollap rrobash, karabinierët arritën të gjejnë shtatë doza droge, ndërsa gjashtë të tjera u gjetën në makinë. Krahas sasisë së lëndës narkotike, 4 mijë euro të grumbulluara nga shpërndarja e drogës, ishin fshehur në ditarin e shkollës së njërit prej fëmijëve. Pas kësaj tre shqiptarët u vunë në prangat e policisë ndërsa të vegjlit iu besuan shërbimeve sociale. a.y/NOA

KOMENTE