Durrës, 22 shtator 2011, NOA- Pas qytetit të Beratit koalicionin qeverisës ka marrë sot edhe drejtimin e Këshillit të Qarkut të Durrësit. Falë votës së dy këshilltarëve të majtë të cilët çuan në 32 vota pro pro Eglantina Bekteshit, ajo do të jetë kryetarja e Këshillit të Qarkut të Durrësit, ku kryesoi përballë rivalit të saj të opozitës Rezart Muka. Ndërkaq nga 47 mandate këshilltarësh 30 i merr koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, ndërsa 17 i kalojnë “Aleancës për të Ardhmen”. a.y/NOA
Në foto: Bashkia Durrës