English

Kujtimet e këqija: ja se si ti shmangim dhe të forcojmë ato të rëndësishmet

Venecia, 22 Shtator NOA - Të fshish kujtimet e këqija, të lidhura për shembull me ndodhi traumatike, ose e kundërta përforcimi i kujtimeve të rëndësishme, të cilat mund të kenë nisur të zbehen si pasojë e sëmundjeve degjenerative të trurit. Këto janë dy aspekte të kundërta te kujtesës sonë afatgjate, aspekte këto të cilat janë studiuar pjesërisht gjatë projektit The Dynamic Memory Trace. Një grup neurologësh, të udhëhequr nga Crisitina Alberini në Universitetin e New Yourk-ut, kanë zbuluar një mekanizëm që kontrollon memorien tonë dhe që është i lidhur me disa lloje të veçanta hormonesh që prodhohen në tru. Në këtë mënyrë, shkencëtarët do të jenë në gjendje të forcojnë ose të “fshijnë” disa kujtime tonat. Duke aplikuar disa substanca të cilat do të jenë në gjendje të bllokojnë prodhimin e këtyre hormoneve, do të arrihet të manipulohet me kujtesën tonë. Ky studim është prezantuar në Venecia, gjatë konferencës së VII të The future of science, por ideja për të përzgjedhur disa kujtime të bukura dhe për të fshirë ato të këqijat, ishte hipotetizuar dhe nga shkencëtarë të tjerë kohë më parë. Këta të fundit ishin përqendruar më shumë në eliminimin e disa proteinave në qelizat e amigdalës, strukturë kjo në trurin tonë përgjegjëse për ndjesi të tilla si frika,ankthi,sjelljet seksuale etj. r.b/NOA

KOMENTE