English

Libra alfabeti shqip në shkollat e Serbisë, tekstet dërgohen nga Shqipëria

Beograd, 22 shtator, NOA – Një libër alfabeti dhe fletore në gjuhën shqipe për klasat e para të shkollës fillore në Serbi. Të gjitha janë dërguar në këtë shtet me porosi të veçantë nga Shqipëria, bazuar në një vendim të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Lajmi konfirmohet nga media serbe EMG, sipas të cilës, këto mjete mësimore janë paraqitur nga koordinuesi për në Bujanovcin, Milan Markoviç.

Ndërkaq, një konferencë e posaçme shtypi lidhur me këtë fakt është zhvilluar edhe në prani të shefit të misionit të OSBE-së në Serbi, Dimitrios Kypreos; ambasadorit shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi dhe presidentit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Galip Beqiri. Ata gjithashtu morën pjesë në sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore.

Beqiri tha se "duke marrë miratimin për këtë libër alfabeti dhe fletoret e punës në gjuhën shqipe, përbën në fakt vetëm një pikë në oqean, në krahasim me nevojat e nxënësve që studiojnë në gjuhën shqipe".

Megjithatë, ai shtoi se është mirë që problemet kanë filluar të zgjidhen. Beqiri sqaroi se ai kishte qenë dakord me Ministrinë e Arsimit se problemet me tekstet shkollore për klasat më të ulëta do të zgjidhen këtë vit, ndërkohë që mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për klasat më të larta do të trajtohen në vitin e ardhshëm.

Nga ana e tij, Çaushi tha se "libri i alfabetit që erdhi nga Shqipëria ishte një dhuratë e vogël për fëmijët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë", duke shtuar se ai është shkruar "në një gjuhë që do të jetë pjesë e Evropës të bashkuar".

n.e/NOA

KOMENTE
  • progresi.16:59 - 22 Shtator 2011
    çte keqe ka? sa me larg ta shperndajme gjuhen shqipe, aq me shume te fuqishem jemi!