English

Martesa e parë gay për një ushtar amerikan

SHBA, 22 Shtator NOA - Zyrtari i marinës amerikane Gary Ross dhe i dashuri i tij, një civil, u martuan në Vermont, duke hyrë kështu në historinë e forca të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Martesa e tyre, ka qenë në fakt martesa e parë gay e një ushtaraku. Ka qenë pikërisht presidenti Obama ai që me datë 22 korrik, mes protestave të shumta të të së djathtës shpalli lajmin se tashmë të gjithë ushtarët homoseksualë, lesbike, apo transseksualë mund ta shfaqnin lirshëm orientimin e tyre seksual, duke dalë hapur dhe duke mos u fshehur më. Kjo përbën një arritje të madhe historike për lëvizjen e homoseksualëve amerikanë. Falë kësaj arritjeje, rreth 13 mijë burra dhe gra me uniformë do ta shprehin hapur orientimin e tyre seksual duke dalë kështu nga gjendja gjysmë-klandestine në të cilën ndodheshin. “Gjithmonë e kam ndjerë veten të detyruar t'iu gënjeja kolegëve të mi, duke mos u ndjerë asnjëherë i integruar plotësisht në familjen tonë ushtarake”, - dëshmon një ushtar homoseksual, - Tani ndihem sikur kam rilindur dhe më në fund mund të jetoj jetën time të vërtetë. Më në fund në festat e fundvitit do të mund të vij me personin që dashuroj pa pasur frikën që do të pushohem nga puna. Është me të vërtetë një çlirim i madh”. r.b/NOA

KOMENTE