English

Parashikimi i motit për 23 shtator 2011

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të mbetet në kushtet e motit të qëndrueshëm. Moti i kthjellët do të jetë dominues pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremin verior dhe juglindjen ku gjatë orëve të mesditës parashikohen kalime vranësirash të lehta. E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet edhe gjatë pasdites ku kthjellimet do të dominojnë në zonën e ulët dhe vijën bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Edhe gjatë natës i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruaje vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h me drejtim Perëndimor, ndërsa në detin Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të jetë i ulët.

Europa Nesër, Europa veriperëndimore edhe Europa verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Vendet Nordike dhe ne Balltik. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Itali si edhe zona e Alpeve ku gjatë pasdites problematike në këto rajone do të jenë edhe stuhitë e forta të erës të cilat do të sjellin probleme ne detin Mesdhe. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Italia rrezikohet për shira dhe erë të fortë - Vendet Nordike do të mbetet me shira të dendur - Rusia rrezikohet për shira intensiv dhe stuhi ere a.y/NOA

KOMENTE