English

Pasqyra e shtypit, 22 shtator 2011

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 22 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “PS-PD trafik votash për qarqet”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Diplomaci: Berisha më pak taklime me krerët e shteteve se në vitet e kaluara”; “Opinion nga Mustafa Nano: Kur do të marrë fund lufta e pushtetit kundër TCH”; “Prokuroria: Të pezullohet Florenc Hoxha”; “Ruli i përgjigjet Ramës: Jam kockë e sertë, shko në Prokurori”; “Studimi: Mjekët dhe infermierët më të korruptuarit”; “Rënia: Italia dhe kriza që po troket fort në BE”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Vrasja e Konomit, Nishani: Gjyqtari nuk denoncoi kërcënimet”. Tituj të tjerë: “Profesori Servet Pëllumbi: Fundi i Berishës si ai i Nanos me korrupsionin”; “Braçe, tradhëtia: Sistem në PS”; “Ruli: Mllefi i Ramës ndaj meje për njësinë 5”; “Nga Ilir Kulla: Pse Shqipëria duhet të abstenojë për Izraelin”; “Ngjela kundër Edi Ramës: Tryeza e partive politike nuk mund të mblidhet në një kasolle”; “Opinion nga Armand Shkullaku: Prangat mbi Kuvendin e Kosovës”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Votat për Integrimin, PD apel opozitës”. Në vijim gjeni titujt: “Hillari Klinton pranon ftesën e Berishës: Vizitë zyrtare në Shqipëri”; “Universitetet, tabela e plotë me 5 mijë kuotat e lira”; “Sensibilizimi, Bashkia e Tiranës: Sot lëvizet pa makina”; “Lista, pasuria: Gjobiten 48 kryetarë bashkish”; “E denoncon shefi për gjobëvënie, i zbulohen grabitje”; “x faktor Albania: Mijëra të rinj në kalanë e Beratit”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Kabllogrami: Basha-Olldashi-Alibeaj: Ja emrat e 8 vrasësve të liruar në fushatë”. Gazeta vijon me argumentet: “PS humbet këshillin e qarkut Berat. Katër këshilltarë votojnë për LSI”; “Pajtim Lutaj replikë me Petrelën për QSUT”; “Si u pushkatua një virgjëreshe. Historia e rrallë e gruas burrë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Krushku i Aldo Bares: Si më lanë 5 vjet gabimisht në burg”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Ambasadori palestinez: Vota në OKB, ja negociatat me Berishën”; “Kryeparlamentari i Kosovës. Jakup Krasniqi: Të ndryshojë historia e Shqipërisë”; “Dosja me përgjimet, Paro Laçi: Si e bleu arbitrin me 200 mijë lekë”; “Skandali i tenderit, Vasili sot në interpelancë”; “Nga Edi Rama: Përmbysjen e sjell vota”; “Gjykata: Grupi i zjarrit qëlloi mbi turmën në 21 janar”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE