English

Pranga 18 vjeçarit, vodhi taksistin

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA - Dje në mesditë nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë & Armë u bë i mundur ndalimi i shtetasit Murat Bajram Rexha, 18 vjeç, lindur e banues në Kukës. Ndalimi i tij u bë për arsye se, Prokuroria e Rrethit Tiranë, më datë 21.09.2011, ka nxjerrë urdhërin e ndalimit, pasi ky shtetas ka qënë autor tjetër, i vjedhjes me armë te taksistit Tomorr Salillari, ngjarje e ndodhur me dt. 11.09.2011 në fshatin Çekrez Kamëz. Nga veprimet hetimore të kryera , është bërë e mundur gjetja e sekuestrimi i armës që është përdorur në ngjarje, një pistoletë e cila ishte hedhur në një kanal në ujë në qytetin e Lezhës. a.q/NOA

KOMENTE