Durrës, 22 shtator 2011, NOA- Një shtetas kosovar është arrestuar në flagrancë në portin e Durrësit teksa tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. 41 vjeçari Faruk Kastrati nga Peja, pak para mesnatës së djeshme u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke tentuar të udhëtojë për në Itali me një leje qëndrimi gjermane që dyshohet të ketë ndërhyrje falsifikuese në afatin e saj të vlefshmërisë. Lidhur me këtë rast nga ana e bluve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumenteve të tij të udhëtimit, të cilat do tu nënshtrohen verifikimeve. a.y/NOA