English

Protesta e taksistëve: Të ndalohet informaliteti

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA - Rreth treqind taksistë, kanë zhvilluar një protestë paqësore të paralajmëruar përpara Bashkisë së Tiranës, ku i kanë kërkuar kryebashkiakut Basha të mbajë premtimet elektorale për ndalimin e tregut informal të shërbimit taksi në kryeqytet. Pasi kanë bllokuar me mjetet e tyre një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në shenjë proteste taksistët i kanë rënë burive për disa minuta, "Mjetet e paliçensuara vazhdojnë të lyhen me të verdhë, duke na vjedhur kështu punën. Është ofendim jo vetëm për ne, por edhe për ministrin Olldashi që, mesa duket, nënpunësit e tij nuk duan t’i zbatojnë udhëzimet”, kanë deklaruar drejtues të sindikatës. Taksistët deklaruan se në rast të mosplotësimi të menjëhershëm të kërkesave të parashtruara do të përshkallëzojnë veprimet njësoj si kolegët e tyre në Greqi dhe në shumë vende të BE-së. a.q/NOA

KOMENTE