Tiranë, 22 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i grupit parlamentar socialist Garmoz Ruçi, në fjalën e mbajtur në parlament renditi disa nga problematikat që po mbajnë peng procesin e integrimit për në Bashkimin Europian. Sipas tij sot ishte dita që ti jepej një mesazh Brukselit, duke shtuar se gjëja e parë që duhet të fillonte bashkëpunimi politik ishte problematika e zgjedhjeve dhe opozita e ka hedhur hapin e saj që ti japim përgjigje Bruksleit. “Korrupsionin nuk e sollëm ne si opozitarë, pro është midis jush. Shkalla e lartë e kriminalitetit gjithashtu, hajde të ulemi të bëjmë një paketë për të luftuar kriminalitetin dhe kjo është përgjegjësia juaj. Ne jemi gati të ulemi të diskutojmë për të gjitha institucionet. Problemi tjetër është drejtësia, të ulemi dhe të reformojmë me themel organet e drejtësisë. Por Shqipërinë, Brukseli e ka lënë jashtë sepse nuk ka ndëshkueshmëri për shkelësit e ligjit”, u shpreh Ruçi. Sipas tij, Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por vuan nga zbatimi i tij. Ai shtoi gjithashtu se opozita është në sallën e parlamentit për të zgjidhur për tu plotësuar mangësitë, për të negociuar dhe zgjidhur problemet. Ruçi theksoi se opozita është në parlament për zgjidhjen e krizës politike dhe për kthimin në normalitet të parlamentit. a.y/NOA
Në foto: Gramoz Ruçi në parlament