English

Smogu rrit rrezikun për infarkt

Londër, 22 Shtator NOA - Ndotja e ambientit ndikon shumë negativisht në zemër. Rreziku i infarktit, faktikisht, si rrjedhojë rritet gjashtë3 orët e ardhshme pas ekspozimit ndaj smogut. Një lajm i tillë pohohet nga një studim i Krishnan Bhaskaran, epidemiolog i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili studimin e kryer, më pas e ka publikuar në revistën “British Medical”. Ky hulumtim ka pasur parasysh 79 mijë e 288 raste infarktesh që janë regjistruar nga viti 2003 deri në 2006. Hipoteza pohon se ajri i ndotur përshpejton kohën e goditjes kardiake, duke i dhënë nismën e një infarkti që gjithsesi do të ndodhë. r.b/NOA

KOMENTE