English

Topalli: Integrimi varet nga opozita, votoni

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nga foltorja e Parlamentit deklaroi se integrimi nuk pranon kushte dhe se mazhoranca nuk vendos kushte për të. Ajo theksoi se, “Ligjet e axhendës së integrimit kërkojnë 84 vota, prandaj votoni. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Çdo deputet në këtë sallë mban përgjegjësi për integrimin. Zëri i secilit deputet të Partisë Socialiste është i rëndësishëm. Statusi varet nga opozita, pa votën pro tuajën, Shqipëria mund të pengohet ”. Topalli shtoi se Shqipëria ka humbur dy vite nga bojkoti i opozitës dhe nuk e ka luksin që të humbë edhe një vit tjetër, pasi shqiptarët nuk mund të rrinë duarkryq, pasi nuk e bllokojmë Shqipërinë. a.y/NOA

KOMENTE