English

Vlorë, procedohet 47-vjeçari, dogji 120 rrënjë ullinj në Sevaster

Vlorë, 22 shtator 2011, NOA – Blutë e qytetit të Vlorës kanë nisur procedimin penal për një person të dyshuar si personi që i vuri zjarrin dhe dogji 120 rrënjë ullinj në pronësi të një bashkëfshatari të tij. Feti Hakan Nazëraj, 47 vjeç, banues në fshatin Sevaster në Vlorë, po procedohet në gjendje të lirë. Ai ka shkatërruar në muajin gusht rreth 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit 56-vjeçar me iniciale Z. D., banues në fshatin Sevaster. Feti Nazëraj është nën akuzë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. mit/NOA

KOMENTE