Nju Jork, 23 Shtator 2011 NOA – Kryeministri Sali Berisha është intervistuar sot nga rrjeti prestigjioz amerikan CNN (Cable News Network) i cili cilësohet edhe si rrjeti televiziv informativ më i madh në botë. Burime zyrtare nga kabineti qeveritar bënë të ditur se intervista e Kryeministrit Berisha dhënë për televizionin CNN do të transmetohet ditën e hënë më 26 shtator në orën 22.00 me orën tonë. Sakaq, kreu i qeverisë shqiptare është përballur në SHBA gjatë vizitës që po vazhdon, me një “lumë” kërkesash për intervista. Më herët para intervistimit nga CNN, z.Berisha dha një intervistë për prestigjioze ekonomike Financial Times. Po ashtu Berisha u intervistua nga rrjeti televiziv CNBC e pak orë më vonë edhe nga Voice Of America. Një varg intervistash z.Berisha ka dhënë edhe për media të tjera amerikane si dhe për media shqiptar si Bota Sot e Prishtinës, revista e shqiptaro-amerikanëve, Illyria, etj. e.t/NOA Foto: Kryeministri Berisha gjatë një interviste për kanalin televiziv prestigjioz CNBC Evrope, dega evropiane e stacionit CNBC
Berisha intervistohet nga CNN, “lumë” kërkesash nga media në SHBA
-
Bar Divino22:35 - 23 Shtator 2011Na behet qefi qe Ky tipi kerkohet shum po mos harroni se dhe Lek Plepi nuk eshte me pak i kerkuar se ky neper televizione