SHBA, 23 Shtator NOA - Me sa duket janë të pabaza akuzat kundrejt meteoritit “Baptistina”, i cili konsiderohet si përgjegjës, kjo bazuar në teorinë më të akredituar, për zhdukjen e rreth 76% të specieve jetësore të planetit mes tyre futen dinozaurët në një periudhë rreth 65 milionë vite më parë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga një ri-studim, i cili është realizuar nga NASA dhe kjo falë të dhënave të grumbulluara në hapësirë nga ky meteorit gjigand. Të dhënat e reja tregojnë, se fragmente të meteoritit “Baptistina” nuk mund të kenë goditur planetin tonë në harkun e atyre viteve. r.b/NOA