English

Bulqizë, pëson atak një minator grevist

Bulqizë, 23 shtator 2011, NOA- Të futur për herë të dytë në grevën e urisë, gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë sa vjen e rëndohet. Gjatë pasdites së sotme minatori Remzi Markaj 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grevës ku qëndronte para kompanisë ACR, ka pësuar atak duke bërë kështu që të braktisë grevën për tu shoqëruar për në Spitalin e Peshkopisë. Por pavarësisht kësaj, tashmë të indinjuar më shumë se dhe më parë, pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën para kompanisë Albanian Crom. Ndërkohë që kompania ACR i ka pranuar të gjitha kërkesat e minatorëve, rritjen e pagës me 20 për qind, pagesën e plotë të një muaji greve, pagën e 13-të, nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve në minierë dhe të sigurisë në punë... e vetmja kërkesë e pa plotësuar që vijon të mbajë peng zgjidhjen e situatës në Bulqizë është largimi i drejtorit të minierës, kërkesë kjo e cila nuk pranohet nga kompania. a.y/NOA

KOMENTE