English

Cameron Diaz, sërish beqare

Cameron Diaz nuk gjen paqe pasi edhe me Alex Rodriguez gjithçka ka përfunduar. AktorJa bionde solare është rikthyer sërish e vetme, kjo të paktën bazuar në specifikimet e pohuara nga Us Weekly. “Janë ndarë kohët e fundit, Alex është shumë i impenjuar me karrierën e tij, ka hasur dëmtime të shumta dhe kërkon të përqendrohet në sportin e tij aq shumë të dashur. Janë ende shumë miq me njërin tjetrin dhe kanë një respekt reciprok të madh”, - ka deklaruar mister X. Me pak fjalë, jo dasmë, diçka tek e cila Cameron, gjithmonë ka qenë alergjike, pasi dhe vetë ka deklaruar se ka qenë kundër motos dashuri e përhershme. Diaz, që në të shkuarën ka pohuar se nuk beson tek besnikëria gjatë gjithë jetës, tashmë është sërish e lirë dhe si gjithmonë bukuroshe. r.b/NOA

KOMENTE