English

Clinton: Mirënjohje Shqipërisë për kontributin në Libi e Tunizi

E premte, 23 shtator 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri njëherësh Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i pranishëm në punimet e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mori pjesë në Darkën Tradicionale Transatlantike ku u takua me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Në bisedën e zhvilluar me të, u diskutua mbi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s në Libi dhe vendet e Afrikës veriore, si dhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Nga ana e tij Haxhinasto e siguroi Sekretaren Clinton për rritjen e vazhdueshme të kontributeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe gatishmërinë e saj për të asistuar dhe për t’i ofruar eksperiencën e vet vendeve në tranzicion nga regjime totalitare drejt shoqërive të hapura dhe demokratike. Ndërsa Sekretarja Clinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin e vendit tonë në Libi dhe Tunizi, gjatë proceseve tranzitore në të cilat këto vende dhe vende të tjera të rajonit janë përfshire. Sakaq në vijim të bisedës u diskutua edhe mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin TAP, projekt për të cilin të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni. a.y/NOA

Në foto: Edmond Haxhinasto, Hillary Clinton

KOMENTE