English

Edhe gjumi i drekës ndihmon organizmin tonë

SHBA, 23 Shtator NOA - Të flesh minimumi shtatë-tetë orë në ditë: kjo është këshilla e ekspertëve, por që për fat të keq, për pjesën më të madhe të njerëzve mbetet thjesht një mirazh i largët dhe i paarritshëm. Fëmijët e vegjël që qajnë gjatë gjithë natës, profesionet tona jo pak stresuese, këto dhe shumë arsye të tjera nuk na lënë të flemë të qetë gjatë natës. Kështu pra, këshilla e ekspertëve lidhur me minimumin e nevojshëm të orëve të gjumit, ngelet një luks që shumë pak prej nesh e kanë. Mungesat e theksuara të gjumit, të përsëritura për një kohë të gjatë ë dëmtojnë ndjeshëm organizmin tonë. Na mbetet vetëm një fije e hollë shprese : dremitja gjatë drekës. Kjo e fundit jo vetëm që na mbush me energji por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e humorit tonë. Ekzistojnë siguria që, ai pushim i vogël gjatë drekës, gati i vjedhur nga impenjimet e punës që na marrin gjithë ditë, mund të na rigjenerojë tërësisht. Diçka e tillë vjen që nga fakti se po shkëputemi disi nga rutina ditës, si nga fakti që gjumi që mund të kryejmë mund të shijohet shumë deri në atë pikë sa të ndihemi tepër të relaksuar pas një ditë që mund të ketë qenë disi e lodhshme. r.b/NOA

KOMENTE
  • Vera Selimaj07:09 - 23 Shtator 2011
    kjo eshte evertete