English

Grindjet mes prindërve, 14 vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes

Athinë, 23 shtator 2011, NOA – Një vajzë 14 vjeçare me kombësi shqiptare i ka vënë sot flakën vetes dhe po lufton për jetën në këto momente. Lajmi raportohet nga mediat greke, sipas të cilave minorenia, me banim në kryeqytetin grek, Athinë, ka ndërrmarrë aktin e vetëflijimit. Mësohet se, prej disa kohësh në familjen e shqiptarëve kishte mosmarrëveshje. Situata e tensionuar në shtëpi dhe grindjet e shpeshta mes prindërve kanë rënduar gjendjen psikologjike të 14 vjeçares, e cila ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të të afërmve dhe policisë, vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë. a.q/NOA

KOMENTE