English

Haxhinasto takon kreun e Këshillit Tranzitor të Libisë

Nju Jork, 23 shtator 2011, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, në kuadër të punimeve të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar takime me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë, Mahmund Xhibril. Haxhinasto i përcolli Xhibril urimet për fitoren e popullit libian dhe shprehu besimin se faza e tranzicionit do jetë sa më e shkurter. Haxhinasto tha se populli shqiptar është pranë atij libian në këtë periudhë të vështirë dhe se qeveria shqiptare është e gatshme për të ndihmuar. Ai shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për të vendosur kontakte si me Këshillin Kombëtar ashtu edhe me qeverinë e re që do të krijohet në Libi, me synim forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë. Haxhinasto i kërkoi kreut të Këshillit Kombëtar Tranzitor njohjen e Kosovës në një periudhë sa më të afërt. "Libia dhe populli libian ka dalë nga një periudhë tiranie dhe se edhe Shqipëria ka përjetuar një regjim totalitar gjatë periudhës se komunizmit",- nënvizoi nga ana e tij Jebril, duke kërkuar që Shqipëria të ndihmojë Libinë në këtë periudhë të vështirë. a.q/NOA

KOMENTE