Uashington, 23 shtator 2011, NOA – Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të 20 vendeve më të industrializuara të botës kanë vendosur të angazhohen dhe punojnë fort në mënyrë të koordinuar për të përballuar sfidat e reja të ekonomisë globale. Ministrat e G20-ës siguruan se do të ndërmarrin të gjitha nismat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe të tregjeve financiare. Ministrat vendosën që ky impenjim të shkojë në shërbim të rritjes ekonomike, e cila sipas tyre do të mbështetet fort siç po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë kriza e borxhit evropian. Pas darkës së ministrave në kuadër të mbledhjes së FMN-së, ministrat e eurozonës po aktualizojnë dhe vënë në zbatim vendimet e marra në 21 korrik. Në komunikatën e publikuar pas darkës ata premtuan se do të përshtatin aksionet e nevojshme për rritjen e fondit fleksibël që do të shpëtojë vendet e Europës nga rritja e borxhit si dhe për rritjen e ndikimit të fondit në menaxhimin e rritjes deri në mbledhjen e ardhshme të FMN-së, që do të mbahet në mes të tetorit në Paris. Kriza financiare në Europë e parë në spektrin e krizës së rëndë greke dhe një recesioni të ri kanë bërë që bursat të mbyllen në pikiatë në orët e fundit. Bursa e Dow Jones arkivoi në dy ditët e fundit rezultatet më të këqija që prej vitit 2008. Sipas ministrave të G20-ës lajtmotiv i takimit ishin luhatjet e forta në tregjet evropiane. Bankat Qendrore Europiane do të garantojnë furnizimin me likuiditet të bankave, ndërsa politikat financiare do të ruajnë stabilitetin e çmimeve duke mbështetur rritjen ekonomike të vendeve të eurozonës. mit/NOA