English

Libi, nesër mblidhet Këshilli i Tranzicionit për Qeverinë

E premte, 23 shtator 2011, NOA- Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi do të mblidhet nesër nën drejtimin e numrit një të tij, Mustafa Abdel Jalil, për të diskutuar lidhur me kompozimin e qeverisë së tranzicionit. Ky fakt u deklarua nga një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Bengazi, i cili u shpreh se, “Deri më tani ka patur dakordësi për kompozimin e qeverisë, por ka propozime të shumta dhe kjo pritet ta shoqërojë mbledhjen me debate”. Lajmi për krijimin e një qeverie tranzicioni në Libi ishte shtyrë disa kohë më parë. a.y/NOA

Në foto: Mustafa Abdel Jalil

KOMENTE