Milano, 23 Shtator NOA - Një tjetër lajm jo i mirë për skuadrën e Milanit. Ekzaminimeve që iu nënshtrua braziliani Pato kanë vënë në dukje një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë. Ka qenë ky njoftimi zyrtar që është bërë nga klubi kuq e zi, dëmtim i cili do të detyrojë Paton të qëndrojë për rreth 4 javë larg fushave të blerta. Sulmuesi u dëmtua në minutën e 18 të pjesës së parë në sfidën kundër Udinezes dhe në këtë mënyrë i është shtuar listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar, që e kanë detyruar Allegrin të krijojë një formacion emergjent. r.b/NOA