English

Në kërkim prej 9 vjetësh, ekstradohet i akuzuari për prostitucion

Tiranë, 23 shtator 201, NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Athina drejt Shqipërisë drejt vendit tonë, shtetasin Vasillaq Jonuz Lulja (Alias Shuaip Lulja), vjeç 44, lindur në Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, me vendimin të datës 03. 07. 2002, e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Vasillaq Lulja më datë 13 gusht të vitit 1998, në bashkëpunim me shtetasen Afërdita Mërkuri dhe shtetasin Klodian Çela, kanë marrë me forcë shtetasen F. K. dhe me dhunë e kanë futur në një automjet, duke e dërguar në një apartament në qytetin e Elbasanit, ku e kanë mbajtur për rreth 2 javë, duke e keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë. Më pas ato e kanë nisur të dëmtuarën drejt Italisë dhe e kanë detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion. Kjo shtetase në tetor të vitit 1999 është kthyer nga autoritetet Italiane në Shqipëri, ku dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasve të sipërpërmendur. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. a.q/NOA

KOMENTE