Fotot: Pamje nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Udhëheqësit e Ballkanit morën pjesë në Samitin e Federatës Amerikane e Shoqatave Ballkanike Nga Beqir Sina, New York City New York, 23 Shtator 2011 NOA- Në kuadër të Samitit të tretë të Udhëheqësve të Ballkanit, mbajtur në New York, dje, liderët e gjashtë vendeve të rajonit:Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Shqipërisë , Sali Berisha, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, Kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic, zvendes kryeministri i Kosovës zoti Behgjet Pacolli, Nikola Špiric Chairman of the Council of Ministers of Bosnia and Herzegovina, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një klime sa më të favorshme bashkëpunimi ndërballkanike. Kryeministrat e Shqipërisë, Turqisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjes, Maqedonisë kanë adresuar gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi në Ballkan. Samiti është mbajtur nga Feba e cila priti mysafirët e lartë nga Ballkani në një takimi të përbashkët, ku gjashtë Kryeministrat janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore. Organizimi i këtij Samiti ku morën pjesë më shumë se tre mijë veta, është përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit. Kryministrat e gjashtë vendeve ballkanike ka shprehur gjatë fjalimeve të tyre gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, vlerë kjo, që sipas tyre, u paraprinë standardeve të përparuara evropiane. Ata thanë se bashkëpunimi Ballkanik, edhe në të ardhmen do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Motoja e këtij samiti ndërballkanik ishte: "Një vizioni për të ardhme të përbashkët" Në Samitin e tretë që mbajtë mbrëmë folën Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Shqipërisë , Sali Berisha, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, Kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic, zvendes kryeministri i Kosovës zoti Behgjet Pacolli, Nikola Špiric Chairman of the Council of Ministers of Bosnia and Herzegovina , Dr. Aras Konjhodzic, PhD, FEBA President, Ilirjan Fundo, Executive Board, APEN, Temel Kotil, PhD, CEO, Turkish Airlines, Alma Begic, FEBA Youth Representative. Ky Samit i përvitshëm i cili synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve, artistëve etj. të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta, u fokusua edhe në fjalimet e liderëve nga Ballkani. Ky Samit u parapri nga simpoziumi i lidershipit ndërkombëtar të rinise dhe ai i biznesit amerikan, ku foli dhe studenti shqiptar Taulant Kadiu nën President i forumit të rinjve studentorë. Drejtues i takimit, presidenti i FEBA-s, Dr. Aras Knjhodzic(PHD), duke iu drejtuar mysafirëve të lartë nga Ballkani tha se :" Është një kënaqësi e madhe që FEBA ju mirëpresim në Samitin tonë të liderëve nga Ballkani! Kjo është pak qëllimi ynë në më shumë se tre vite e gjysmë që Feba ekziston dhe se është koha për të vlerësuar arritjet tona. Siç thotë se John Lennon në këngën e tij: "Kështu që kjo është në Ç'mas dhe çfarë kemi në dorë-ne ..." pra, me sa duket një shembull shumë i bukur ky është edhe për ne". Qëllimi ynë, tha ai është që me sukses të arrijmë integrimin e emigrantëve të Ballkanit në komunitet e tyre duke ruajtur vlerat e tyre kulturore. Ne duam çdo fëmijë amerikanë, i ardhur nga Ballkani, duhet të ketë një dashuri të veçantë për Shtetet e Bashkuara, dhe këtë ne e vlerësojmë dhe për të kuptuar vendin e prindërit e tyre prej nga vinë . Në qendër të FEBA-s, të fokusit tonë është se ne përqendrohemi tek rinia Amerikane në Ballkan. Ne punojmë me ta përmes sportit, arsimit dhe kulturës. Me përpjekjet e përbashkëta të komuniteteve të Ballkanit, Feba do të kontribuojë në integrimin e tyre të plotë dhe të gjithanshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes të tjerave Dr. Aras Knjhodzic tha se Ky koncept i provuar do të jetë një sukses i arritur deri tani. Menaxhimin i ynë, si dhe të stafit tonë dhe vullnetarëve që janë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe SHBA, është synimi i Febas, që shumë e lehtë të kemi formuar aleanca dhe miqtë. Si njerëz të shquar, profesori i historisë Kemal Karpat që ka pranuar për t'u bërë presidenti ynë i nderit. Ai është një emigrant me dy vende, së pari nga Rumania në Turqi dhe më pas nga Turqia në SHBA. Ne kemi arritur dhe jemi duke punuar së bashku me dhjetëra e komunitete të Ballkanit në Amerikën e Veriut, duke përfshirë, organizatë ombrellë tona motra e boshnjakëve të Amerikës së Veriut - IABNA. Misioni dhe Vizioni i FEBA-s Federata Amerikane e Shoqatave të Ballkanit është themeluar nga një grup i individëve të Ballkanit të ardhur në SHBA, me qëllim dhe mision për të promovuar kulturat ballkanike, unitetin dhe për të vendosur urat të bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Në një përpjekje për të forcuar lidhjet kulturore dhe arsimore në mes të popullit të Shteteve të Bashkuara dhe atyre në Ballkan, Federata Amerikane e Shoqatave të Ballkanit organizon një spektër të gjerë të aktiviteteve arsimore të tilla si, leksione vjetore me udhëheqës të nivelit të lartë Ballkanikë dhe të seminareve, workshop, praktika jashtë vendit për studentët tanë në kolegjet amerikane, programe pas-shkollore, në qendrat e mësimit, kurse të gjuhës, SAT kurseve dhe programeve informative. Për të nxitur të mësuarit kulturor, Federata Amerikane e Shoqatave të Ballkanit pret veprimtari të tilla si Festivali i Filmit Ballkanik, Festivalin e Ushqimit Ballkanik dhe Kulturës dhe udhëtimeve të sponsorizuar për vendet e Ballkanit. Zakonisht të gjitha programet FEBA-s, janë që të theksojnë nevojën për dialogun ndërkulturor dhe të komunikimit paqësor në Ballkan. Qëllimi më i madh i organizatës është që të rinjtë me prejardhje nga Ballkani, që jetojnë në Amerikë, të përvetësojnë kulturat e tyre, të mos humbasin gjuhën e nënës dhe në të ardhmen të kenë të drejtën e fjalës në Amerikë. Federata Amerikane e Shoqatave Ballkanike, FEBA, po tërheq vëmendjen me arsimin e dhënë që nga politika në ekonomi dhe me aktivitetet kulturore të organizuara. Qëllimi më i madh i organizatës është që të rinjtë me prejardhje nga Ballkani, që jetojnë në Amerikë, të përvetësojnë kulturat e tyre, të mos humbasin gjuhën e nënës dhe në të ardhmen të kenë të drejtën e fjalës në Amerikë. Edhe Ballkani do që të jetë një pjesë e Amerikës. Duan që liderët e ardhshëm amerikanë të jenë nga Ballkani. Për këtë arsye ndërtojnë qendra edukimi, vakëfe dhe shoqata. Të rinjtë e tyre i arsimojnë në Turqi, në Ballkan dhe në Amerikë. Kryetari i Federatës Aras Konjodziç, tërheq vëmendjen në Samitin e Liderëve Ballkan-Amerikë, ku vendet e Ballkanit u takuan këto tre vjet me qëllim për të diskutuar çështjet dhe zgjidhjet e tyre. Samiti i Udhëheqësve të Ballkanit, është organizuar edhe dy herë më parë, i pari me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan, kurse i dyti me atë të Presidentit turk Abdullah Gyl. Kurse mbledhja e tretë është mbajtur mbrëmë në Jacoby Javits Center, në New York ku edhe kësaj rradhe udhëheqësit më të lartë nga Ballkani, morën pjesë në Samitin e Federatës Amerikane e Shoqatave Ballkanike, b.s/e.t/NOA