English

Njoftimi: Krijohen Forcat Speciale Shqiponja, me armë kundër Berishës

Tiranë, 23 Shtator 2011 NOA – Një organizatë ka shpallur përmes një njoftimi për shtyp, krijimin e asaj që e cilësojnë si Forcat Speciale Shqiponja, e armatosur dhe sipas njoftimit, në mbrojtje nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Shoqata "Mbrojtja e te Drejtave Civile" përmes një njoftimi dërguar për media si dhe publikuar në faqen e tyre të internetit, faksimile të të cilës shihni në foton përbri, njofton fillimin e rekrutimeve per krijimin e Forces Speciale "Shqiponja". “Kjo Force Speciale do te shërbejë per te mbrojtur qytetaret shqiptare nga dhuna ne rritje e Diktaturës se Sali Berishës”, - thuhet në njoftimin publik. Kurse thuhet më tej: “Pjesëmarrja ne kete Force Speciale eshte vullnetare. Ata do të jenë të armatosur me armë të kalibreve te ndryshme, te gatshëm per te nderhyre ne çdo lloj situate”. Organizata thotë së “kjo Force Speciale do te krijoje degët e saj ne te gjithe Shqipërinë”. Në këtë kuadër vjen ftesa: “Ftojmë vullnetaret qe te paraqesin kerkesat e tyre prane Shoqates tone, permes adreses se emailit info@crpaofalbania.com”. Po ashtu publikohet dhe formulari qe shihni perbri ketij raportimi. Shoqata thotë se “garanton siguri te plote te anonimatit”, kurse thekson: “Detyra jone e pare, eshte rrahja e z. Florenc Hoxha, ushtruesit te dhunës ndaj dy grave, ne pune, ne Bashkine e Tiranes”. “Ne si Shoqate, - vijon njoftimi publik, - jemi kunder dhunes, por, nuk mund te lejojme qe Diktatura e Sali Berishes, te vazhdoje te dhunoje pa fund Qytetaret e Pambrojtur”. Organizata paralajmëron se “dhunes do i pergjigjemi me dhunë” dhe bën sërish ftesën: “Ne ju ftojme te merrni pjese ne kete force speciale mbrojtese civile”. Në lidhje me këtë njoftim, nuk ka ndonjë reagim nga instancat shtetërore. e.t/NOA

KOMENTE