Romë, 23 shtator 2011, NOA – Një satelit i vjetër i Stacionit Hapësinor të NASA-s do të shkatërrohet sot në atmosferë dhe pjesët e tij mund të bien në veri të Italisë. Ky parashikim është bërë nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët po analizojnë trajektoren që do të marrë sateliti kur të bjerë në tokë. Zona ku është parashikuar të bjerë sateliti është një arenë prej 200 kilometrash, e cila do të ngushtohet me kalimin e orëve. Rajoni i Val d'Aosta, Piemonte, Lombardia, Trentino Alto Adige, Veneto, Friuli, Liguria dhe rajoni i Emilia Romagna janë zonat veriore të Italisë ku pritet të bien copëzat e satelitit të tokës këtë të premte. Shefi i Mbrojtjes Civile Franco Gabrielli tha se mundësitë e rënies së pjesëve të satelitit të vjetër në Itali janë reduktuar nga 0,9% - 0,6%, duke lënë të hapur mundësinë e rënies nga ora 19.15 e të premtes deri në orën 05.00 të mëngjesit të së shtunës. Sipas shkencëtarëve ka dy mundësi: sateliti do të bjerë ose mes orës 21.25 dhe orës 22.03 të së premtes, ndërsa e dyta, mes orës 3.34 dhe 4.12 minuta të mëngjesit të së shtunës. NASA informon se do të jenë 26 pjesë të satelitit të vjetër, të cilat mund të shpërndahen rrezikshëm në një rreze prej 600 kilometrash. Rreziku i dëmeve që mund të shkaktojë është në raportin 1 person në 3200. I madh sa një autobus, sateliti i vjetër ndodhej në orbitë prej 20 vitesh për të mbledhur të dhëna mbi shtresën e Ozonit që mbron planetin Tokë nga rrezet ultravjollcë. Rënia e këtij sateliti mund të jetë shkaktuar nga përplasja me mbeturinat e një sateliti tjetër, të rënë disa vite më parë. mit/NOA
Rrëzimi i satelitelit në Tokë, në rrezik Veriu i Italisë
-
Haxhi Bujupi10:44 - 23 Shtator 2011Ishalla po pshtojn