E premte, 23 shtator 2011, NOA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje sot, Presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh, që të lërë detyrën si dhe ka dënuar dhunën për të shtypur manifestimet në funksion të demokracisë. “Saleh u rikthye sot në Sanna pas afro tre muajsh në Arabinë Saudite, ndërsa administrata e Presidentit Obama kërkon kalimin e pushtetit si dhe të organizohen zgjedhjet presidenciale brenda fundit të vitit”, u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. a.y/NOA
Në foto: Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh