Vlorë, 23 shtator 2011, NOA - Dy persona, për momentin ende të paidentifikuar kanë tentuar të dhunojnë prefektin e Vlorës Eduart Veçani. Mësohet se dy të rinj të panjohur kanë ndaluar në rrugë Vecanin për ti kërkuar llogari për një cështje prone, ndërkohë prefekti u ka kërkuar atyre që të paraqiten në zyrën e protokollit për të marrë aty informacionin e duhur. Prefekti i cili ndodhej në afërsi të zyrës së tij është futur brenda në Prefekturë, por është ndjekur nga dy të rinjtë, të cilët pasi kanë kërcënuar prefektin kanë sulmuar xhamat e institucionit të Prefekturës me gurë. Në përpjekjen e të rinjve kanë mbetur të dhunuar disa punonjës. “Të rinjtë të cilët i shikoja për herë të parë ishin të interesuar për një procedurë rutinë. Më ndaluan në rrugë dhe unë ju thashë shkoni tek zyra e protokollit, njëri tentoi të më godiste. Por për shkak se isha i shoqëruar nuk mund të më godisnin. Unë hyra në zyrë, por ato sulmuan prefekutarën, goditën xhamat dhe dhunuar punonjësit”, deklaroi prefekti Veçani. Prefekti theksoi se nuk i njeh personat dhe se nuk ka marrë kërcënime më parë. ndërkohë i bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të marrë masat e duhura për forcimin e rendit ligjor në Vlorë, e cila sipas tij është nxitur edhe më shumë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë paraditen e 9 shtatorit. a.q/NOA