Mallakastër, 23 shtator 2011, NOA - Policia e Mallakastrës i ka vënë prangat një 53 vjeçari, i cili ka vrarë në mënyrë barbare babain e tij. Sipas burimeve zyrtare, në orën 15.15, të ditës së sotme, nga shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policise Mallakastër, u bë i mundur arrestimi në flagrance i shtetasit; Shefqet Pashai, 53 vjeç, banues në fshatin Bejar të rrethit Mallakastër. Rreth orës 14.30 të mesditës së sotme, në vendin e quajtur “Lugina e fshatit Ninsh ” në Komunen Fratar ,ka vrarë me mjete te forta , babain e tij shtetasin Selman Pashai,77 vjeç. Nga shërbimet e Policisë,vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. a.q/NOA
Vrau babain, arrestohet 53 vjeçari
-
albanian solder16:55 - 23 Shtator 2011n