Tiranë, 23 shtator 2011, NOA - Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot që opozita të vendosë rreth votimit të ligjeve në Parlament, ndërsa ka me pikëpyetje rregulloren e Kuvendit. Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori Wollfarth theksoi se në takim u bisedua për mënyrën se si opozita do të angazhohet në parlament. “Opozita duhet të vendosë, pas nje diskutim,i se di duhet të votojë në parlament”, tha ambasadori. Wollfarth ka deklaruar është e rëndësishme që të dyja palët të kenë pikëpamje të qarta në lidhje me rregulloren e parlamentit dhe sipas tij ky është edhe hapi i parë. "Do të ishte mirë të shihnim se si ka qenë rregullorja e parlamentit në të shkuarën dhe të dy palët të bashkëpunojnë lidhur me këtë çështje", tha në prononcimin e shkurtër për mediat ambasadori. Takimi mes kreut të opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së vjen një ditë pasi Kuvendi dështoi të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, pas vendimit të opozitës për të mos votuar ligjet me 3/5 para se të merren parasysh ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. a.q/NOA