Itali, 23 Shtator NOA - Një grup punëtorësh dhe studiuesish të ndërmarrjes së spitalit Brotzu në Kaljari të Italisë, në departamentin klinik gjenetik të Erasmus MC të Rotterdam dhe të spitalit San Francesco në Nuoro, kanë zbuluar një gjen të ri që kodifikon një proteinë përgjegjëse të sëmundjes së Parkinsonit. Për të arritur në një zbulim të tillë hulumtuesve i është dashur një periudhë kohore 3-vjeçare, ku si rrjedhojë arritën në zbulimin e një prej faktorëve gjenetik që rrezikon më shumë popullsinë për tu prekur nga kjo sëmundje. Ky zbulim do të çojë në hapjen e horizonteve të reja në luftën kundër kësaj patologjie, madje dhe në terapi të reja kuruese. r.b/NOA
Zbulohet gjeni i ri përgjegjës për Parkinsonin
-
Rilind Zekolli02:30 - 23 Shtator 2011Ani de super tybe :D