SHBA, 23 Shtator NOA - BlackBerry Bold 9900 është smartphone i ri i prezantuar nga RIM për sektorin e modeleve “topclass”, me një ekran me prekje. Do të jetë një celular me sistemin e ri operativ Blackberry 7, i cili mund të blihet për një çmim që do të jetë 650 euro. Mund të themi se bëhet fjalë për celularin më të zhvilluar nga familja Bold, i cili synon në një ekran me prekje tepër të mirë dhe në një galeri fotosh me cilësi të lartë, ku kjo ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të skedës teknike. BlackBerry Bold 9900 do të jetë i pajisur me një tastierë QWERTY duke garantuar një komoditet në shtypjen e tasteve. Ai do të ofrojë gjithashtu lidhjet, Wi-Fi, 3G, GPS dhe Bluetooth. Ekrani teknologjik me prekje do të ketë një madhësi prej 2.8 polësh me një densitet të lartë 287ppi dhe rezolucion VGA. Një smartphone tepër i mirë, por që në krahun tjetër paraqitet me një çmim që mund ta konsiderojmë si të lartë. r.b/NOA