English

Aksidentoi pasagjerin e tij, burg për 29 vjeçarin

Korçë, 24 shtator 2011, NOA- Një i ri nga Bathorja e Tiranës ka përfunduar në prangat e policisë, i akuzuar për shkaktimin e vdekjes së 52 vjeçarit, Ramazan.Gj. Saimir Kojku 29 vjeç, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur fshati Dishnicë, duke drejtuar mjetin me targe KZM 3386, tip autoveturë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar 52 vjeçari banues në Kamëz të Tiranës, i cili ishte pasagjer në këtë mjet. Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, për tu transportuar më pas në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Tiranës. Nga ana e Prokurorisë së Korçës kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. a.y/NOA

KOMENTE