Nju Jork, 24 shtator 2011, NOA – Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Berisha, duke folur për çështjet rajonale tha se shqiptarët dhe serbët duhet që të hapin një kapitull të ri. “Kosova tani është shndërruar një faktor stabiliteti në rajon. Ajo ka vendosur standardet më të mira të lirive të minoriteteve. Kosova është një pasuri e madhe për rajonin dhe për Evropën.Ne e vendosim Kosovën që të vendosë rregull dhe ligj në të gjithë territorin e saj. Ka ardhur koha që shqiptarët dhe serbët të lënë mënjanë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes. Ata duhet të angazhohen në dialog”, tha kryeministri Berisha. Lidhur me qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me konfliktin izraelito-palestinez Berisha tha: “Qeveria ime mbështet plotësisht pavarësinë e Palestinës. U bëj thirrje miqve palestinezëve që të dëgjojnë mendimet e ndërkombëtarëve”. a.q/NOA