English

Berisha në OKB: Prioriteti ynë, lufta ndaj korrupsionit

Nju Jork, 24 shtator 2011, NOA - Kryeministri Berisha sapo ka përfunduar në këto momente mban fjalimin në Asamblenë e OKB-së. Ai ka deklaroi se Shqipëria përfaqësohet si një vend, që 20 vjet më parë përmbysi diktaturën hoxhiste, më të egër që Europa kishte njohur më parë. “Dua të përshëndes përzemërsisht përfaqësuesit e Egjiptit, Tunizisë, Libisë, Sudanit të Jugut dhe Bregut të Fildishtë, të cilët ndodhen sot në këtë sallë dhe përulem për nderimin më të thellë para mijëra e mijëra qytetarëve të këtyre vendeve, që me guxim e burrësi në kufijtë e legjendës ranë për të fituar pavdekësinë, çliruan vendet e tyre nga tiranitë mizore, i bënë ato, kontinetin afrikan dhe mbarë botën më të drejtë, më të lirë dhe përcollën për të gjithë qytetarët e shtypur të planetit mesazhin: Mos kini frikë për të luftuar lirinë dhe dinjitetin tuaj”, u shpreh gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria sot renditet ndër vendet me të ardhura të mesme, të larta dhe se ish ish vendi i hiperkolektivizimit total, është sot vendi me sektorin publik më të vogël në Evropë, në të cilin 84% e GDP buron nga sektori privat. “Ish vendi i lirive e të drejtave të ndaluara me kushtetutë, është sot vendi i demokracisë, shtetit ligjor, fjalës së lirë, zgjedhjeve të lira, pluralizimit politik dhe fetar, tolerancës fetare të shkëlqyer. Ish vendi i izolimit më të thellë të kontinentit dhe planetit është sot anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon e më gjerë, si dhe punon me vendosmëri për integrimin europian”, theksoi ai. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe në liberalizimin e vizave, ku deklaroi se shqiptarët sot lëvizin pa viza në mbarë Evropën dhe përmendi në këtë drejtim se numri i qytetarëve të huaj kanë vizituar Shqipërinë si turistë apo qëllime të tjera është rritur nga 300 në vitin 2004 në 3.5 milion vitin e kaluar. Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, kryeministri Berisha theksoi se në këtë periudhë të mëdha krizash financiare dhe borxheve të Evropës dhe botës, ekomonia shqiptare mbetet ndër ekonomitë më të pakta e cila njohu recensionin. “Në rast se investimet e huaja sipas UNCTAD nga viti 2007 deri në 2010 patën ulje prej 37% në të gjithë botën, në Shqipëri investimet e huaja direkte sipas po këtij burimi u rritën nga viti 2006 deri në 2010 me 316%. Eksportet shqiptare gjatë viteve të fundit u rrit me 300%. Papunësia u ul, po kështu edhe varfëria njohu një rënie prej 30%. Modeli ynë ekonomik bazohet tërësisht në lirinë ekonomike, e cila vitin që kaloi ka pësuar një stanjacion të ndjeshëm në botë, kurse në Shqipëri ajo është rritur me 16 pikë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. Megjithatë, kryeministri theksoi se kriza e borxheve dhe kriza e euros në BE, qëndron pak a shumë si shpata e “Demokleut”, mbi lekun tonë dhe mbi kokën e ekonomisë shqiptare. (vijon) a.q/ NOA

KOMENTE