English

Blink 182 rikthehen me një album të ri

SHBA, 24 Shtator NOA - Tepër të çuditshëm, janë ndarë, janë rikthyer sërish bashkë, kanë rinisur të këndojnë fillimisht njoftuan e më pas anuluan një turne të plotë në Evropë. Megjithatë dhe pse gjithçka e tillë ka ndodhur, në një periudhë rreth 8-vjeçare nga albumi tyre i fundit në studiot muzikore, Blink 182 rikthehen me një album të ri. Ai do të titullohet “Neighborhoods” dhe do të jetë i pranishëm në të gjithë dyqanet nga data 27 shtator. Edhe pse e kanë anuluar turneun sërish, Blink 182 duhet thënë se do të jenë të pranishëm më 3 korrik të 2012 për datën e vetme dhe në Itali. r.b/NOA

KOMENTE