English

Ëmbëlsira gjigante fut në librin Guines, Siçilinë

E shtunë, 24 shtator 2011, NOA- Pastiçierët e Mazzarino, një provincë e Caltanissetta në Itali janë në festë. Vendi i vogël siçilian është bërë pjesë e rekordit botëror të Guinnes për ëmbëlsirën e quajtur torone, më të gjatën e krijuar ndonjëherë me bajame dhe mjaltë, e cila është mbi 700 metra e gjatë. Ëmbëlsira antike e siçilianëve ishte protagoniste e një feste gjigante, aty ku pasticietët u takuan në rrugë për të krijuar kryeveprat e tyre të ëmbla para syve të fëmijëve. Ëmbëlsira e stërgjatë ka tejkaluar limitet e librit Guines, të arritur në shkurt, ku ishte pjekur një ëmbëlsirë 660 metra e gjatë. a.y/NOA

KOMENTE