English

Facebook lançon aplikacionin e fundit: E gjithë jeta në profil

SHBA, 24 Shtator NOA - Ja dhe revolucioni më i fundit nga Facebook: janë krijuar aplikacione të reja për të rritur shoqërinë në profil dhe për të krijuar një bazë të dhënash gjithmonë të azhurnuar mbi gjithçka që ndodh me jetën e njerëzve. Fjala kyç e rrjetit social që në 2004 nisi si lojë nga një ide matrice në Harvard: Open Graph dhe Timeline. Janë shumë elemente, që në mënyrën e tij Mark Zuckerberg, numri një i Facebook, ilustron këto të reja (asnjë këmishë apo kravatë, por me një t-shirt gri) duke i lidhur dhe me pajisjet e fundit të Steve Jobs. Edhe vendi, në San Francisco, është i njëjti i Ceo nga Cupertino, që dëshmon një stil të ri. Me Open Graph, falë akordeve që janë arritur dhe me ndërmarrjet hi-tech si Spotify, Hulu, Netflix do të jetë e mundur që të dëgjohet muzikë ose të shihen në kohë reale programe televizive apo filma, që miqtë tanë po i dëgjojnë apo po i shohin. Një tjetër fjalë kyç është: Timeline. Për ta shpjeguar këtë Zuckerberg e krahason me një “vëzhgim të thellë të profilit në historinë tënde të rrjetit social, duke e kthyer faqen e profilit të secilit prej nesh në një sit personal uebi”. Në këtë mënyrë është bërë e ditur se duke nisur që nga ky moment çdo veprim apo aktivitet që do të kryhet do të bëjë pjesë menjëherë në Open Graph dhe Timeline”. r.b/NOA

KOMENTE