Krujë, 24 shtator 2011, NOA – Një 50 vjeçar është gjetur sot i vrarë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë – Krujës, kur trupi i Viktor Selimi, banues në lagjen Fshat është gjetur i pajetë. Sipas policisë, pranë viktimës është gjetur një pistoletë, ndërsa në trup janë evidentuar gjumë plumbi. Në bazë të hetimeve paraprake, dyshet se 50 vjeçari mund të jetë vetëvrarë, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes. a.q/NOA