Pogradec, 24 shtator 2011, NOA Update – Trupi i pajetë i gruas së gjetur në ujërat e liqenit të Pogradecit pak para mesnatës së të premtes është identifikuar dhe i përket 32-vjeçares Valentina Dautllari. Policia e Korçës bën me dije se 32-vjeçarja Valentina Dautllari ishte e martuar dhe ka lindur në fshatin Stropskë-Pogradec, ndërsa banonte në fshatin Sovjan të Korçës. Viktima u gjet e mbytur mbrëmë në liqen rreth orës 23:40, pranë restorantit “Oktapodi”. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Pogradecit, nga ku edhe u identifikua. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup, por mendohet që të jetë mbytur nën kushtet e rënda të depresionit. Policia e Pogradecit po punon për zbardhjen dhe qartësimin e plotë të rrethanave të ngjarjes duke marrë në pyetje familjarët e saj dhe persona që e njihnin. mit/NOA